Alb Eng
Për QIKA 1≠1
Lajme

Dita Ndërkombëtare Kundër Homofobisë, Bifobisë dhe Transfobisë

QIKA 17.5.2022

Më 17 maj 1990, Organizata Botërore e Shëndetësisë e largoi zyrtarisht homoseksualitetin nga lista e sëmundjeve mendore. Kjo ditë festohet si një moment historik dhe përparimtar për të drejtat e njeriut. Megjithatë, duhet të kujtojmë gjithmonë sfidat dhe përvojat e ndryshme të personave transgjinor, homoseksual e biseksual, meqenëse në disa shoqëri ato ende shihen dhe renditen si çrregullime dhe dënohen si të tilla, kështu duke përjetësuar stigmën dhe barrierat e personave LGBTIQ+.

Qëllimi kryesor i mobilizimeve të 17 majit është të rrisë ndërgjegjësimin për dhunën, diskriminimin dhe shtypjen e komuniteteve LGBTIQ+ në mbarë botën, nga ana tjetër kjo ditë ofron një mundësi për të ndërmarrë veprime dhe për t’u angazhuar në dialog me mediat, politikëbërësit, opinionin publik dhe shoqërinë e gjerë civile.

Një nga qëllimet e deklaruara të 17 majit është krijimi i një ngjarjeje që mund të jetë e dukshme në nivel global pa pasur nevojë të përputhet me një lloj veprimi specifik. Kjo qasje e decentralizuar është e nevojshme për shkak të diversitetit të konteksteve sociale, fetare, kulturore dhe politike në të cilat ndodhin shkelje të të drejtave të njeriut. Si e tillë, kjo çon në një sërë ngjarjesh drejt shënimit të Ditës Ndërkombëtare Kundër Homofobisë, Bifobisë dhe Transfobisë.