Alb Eng
Për QIKA 1≠1
Lajme

Dje u protestua në Prishtinë kundër femicidit

QIKA 29.10.2026

Në Prishtinë u mbajt më 28.10.2026, protesta e thirrur nga Kolektivi për Mendim dhe Veprim Feminist. Protesta, me thirrjen “Vrasja e grave të trajtohet si urgjencë kombëtare”, vjen pas vrasjes së Arlinda Zekajt, e cila u vra të dielën në mbrëmje, më 25.10.2026, në Vitomiricë të Pejës.

Organizatorët kanë njoftuar se përmes kësaj proteste kërkojnë që vrasja e grave të trajtohet si urgjencë kombëtare dhe që institucionet të ndërmarrin veprime konkrete për parandalimin e rasteve të tilla. Protesta ka nisur nga sheshi “Zahir Pajaziti”, e më pas protestuesit kanë vazhduar te objekti i Ministrisë së Drejtësisë, te Këshilli Prokurorial, te stacioni “Qendra” i Policisë, të Këshilli Gjyqësor i Kosovës dhe në fund te Qeveria e Kosovës, raporton Kallxo.com.

Protesta do të vazhdoj edhe sot nga ora 16:00, ku takimi bëhet tek sheshi Zahir Pajaziti.

Foto: Radio Evropa e Lirë