Alb Eng
Për QIKA 1≠1
Lajme

Fourth Wave realizon aksion në rrugën ku u vra Liridona Ademaj

QIKA 2.2.2024

Dje, në rrugën ku u vra Liridona Ademaj, organizata feministe Fourth Wave realizoi një aksion protestues për të kërkuar drejtësi dhe për të shprehur përkushtimin ndaj kujtimit të saj.

Nën sloganin “Drejtësi për Liridona Ademaj. S’lejojmë t’harrohet” u kërkua nga organet e drejtësisë që këtë rast dhe rastet e tjera të femicidit te trajtohen me seriozitet të lartë e në përputhje me parimet e Konventës së Stambollit.

“Është e domosdoshme që dëshmitë, veçanërisht ato që përfshijnë akuza për tradhëti, të vlerësohen në mënyrë të paanshme, duke siguruar një proces të drejtë ligjor. Liridona Ademaj meriton një gjykim të drejtë, si edhe çdo rast tjetër i femicidit që po merr jetët e grave në Kosovë”, thuhet në deklaratën e Fourth Wave.