Alb Eng
Për QIKA 1≠1
Lajme

Gjermania lehtëson ligjërisht ndryshimin e gjinisë

QIKA 30.4.2024

Parlamenti gjerman miratoi “Aktin e Identitetit Gjinor”, i cili lehtëson procedurat ligjore për ndryshimin e emrit dhe identitetit gjinor edhe për personat nën 18 vjeç, me pëlqimin e prindërve.

Pas debateve të ashpra ligji kaloi me 374 vota për dhe 251 kundër.

Sipas ligjit të miratuar të premten, për shtetasit gjermanë të moshës 14-18 vjeç, aplikimet për ndryshimin e emrit ose gjinisë duhet të miratohen nga prindërit apo kujdestarët ligjorë, ndërsa për ata mbi 18 vjeç mjafton që të njoftojnë autoritetet vetëm tre muaj më parë.

Nëse prindërit e personave nën 18 vjeç refuzojnë, aplikanti/ja mund t’i drejtohet Gjykatës së Familjes për të anashkaluar fjalën e tyre, ndërsa sa i përket personave nën 14 vjeç, prindërit ose kujdestarët duhet të paraqesin kërkesën në emrin e tyre.

Vendet publike, si palestrat, tualetet e zhveshtoret, ende kanë të drejtën të vendosin vet lidhur me kategorizimet gjinore të hyrjeve.

Para këtij legjislacioni, i cili hyn në fuqi më 1 nëntor, ata/o që aplikonin për të ndryshuar gjininë kishin nevojë për miratimin e dy psikiatërve “që kanë njohuri të mjaftueshme lidhur me problemet e veçanta të transeksualizmit”, raporton Euronews.