Alb Eng
Për QIKA 1≠1
Lajme

Gratë e Ukrainës mësojnë të çminojnë në Kosovë

QIKA 28.4.2022

Gjashtë gra ukrainase kanë filluar programin tre javor në të cilin do të mësojnë se si t’i zbulojnë, identifikojnë dhe çaktivizojnë eksplozivët. Ky kurs është organizuar nga OJQ – Ndërgjegjësimi për Minat (MAT) – në Kosovë.

Trajnimi është duke u mbajtur në qytetin e Pejës, dhe planifikohet që të vijnë edhe më shumë persona tjerë.

Pasi të mësojnë zanatin e tyre nga ekspertët, gratë planifikojnë të kthehen në Ukrainë dhe ta zbatojnë atë në zonat ku trupat ruse janë tërhequr.

“Ka mënyra të ndryshme për të luftuar”, tha Anastasiia Minchukova, një nga tetë gratë që aplikuan për këtë skemë.

Kryeinstruktori i organizatës, Artur Tigani, shprehi se Kosova u zgjodh për të udhëhequr këtë skemë për shkak të “përvojës së saj të dorës së parë”. “Ne kemi kaluar një situatë mjaft të ngjashme, veçanërisht kur bëhet fjalë për kontaminimin me pajisje të pashpërthyera”, shtoi ai.