Alb Eng
Për QIKA
Lajme

Gratë e zeza shkrimtare feministe në Afrikën e Jugut ngrenë zërin përmes një libri të ri

QIKA 3.6.2021

Në dekadën e tretë të mijëvjeçarit të fundit, pavarësisht se shumë botues ende e shohin shkrimin e grave të zeza si një treg të kufizuar, lexuesit kanë shumë më shumë qasje në botimet nga shkrimtarët nga Jugu global sesa më parë. Perspektivat e grave të zeza tani janë më të dukshme në domenin publik.

Si rezultat, audienca në rritje e lexuesve të rinj radikalë që ndeshen me pyetje rreth racës, gjinisë, seksualitetit dhe lirisë në periferitë globale, shpesh duhet t’i drejtohet shkrimit kritik jashtë kontekstit të tyre kombëtar i cili deformon temat që ata dëshirojnë të eksplorojnë.

Në librin e ri Surfacing: On Being Black and Feminist in South Africa (Ngritja: Të qenit e zezë dhe feministe në Afrikën e Jugut), autorja Zukiswa Wanner ka kontribuar në një pjesë të titulluar A ju bëj të ndiheni jo rehatshëm?, duke diskutuar kështu rreth shkrimit në një industri të botimeve të të bardhëve. Kjo na kujton se gratë shkrimtare në Afrikën e Jugut kanë përvoja të veçanta rreth stereotipizimit të tyre. Wanner e përmbledhë këtë në përballjen e saj me një recensues i cili e përshkroi punën e saj si “zogëz të ndezur”.

Libri gjurmon një shteg brenda mendimit feminist të personave të zi të Afrikës së Jugut në 20 kapituj. Koleksioni tregon se si gratë radikale të Afrikës së Jugut kanë qenë pjesë e disa traditave të trashëgimisë intelektuale dhe artistike të pa dokumentuar. Në libër Mary Hames kujton hapësirat radikale jashtë klasave tradicionale në të cilat ajo studioi “gjëra të ndaluara” gjatë luftës kundër aparteidit, raporton The Conversation

Përshkrimet dhe interpretimet e pasura të realiteteve lokale në këtë libër rafinojnë kategoritë e feminizmit ndërkombëtar dhe të zi. Ato sjellin gjerësinë e angazhimit feminist të personave të zi në jug të kontinentit në një pamje më të plotë.

Gjatë gjithë librit është bërë e qartë se në plan të parë pozicionimi i shkrimtareve – kontekstet shoqërore dhe politike që formojnë identitetin e tyre – mund të thellojnë atë që ato thonë. Kush është autorja dhe nga çfarë perspektive ajo flet janë pjesë integrale të pikëpamjes së saj për botën.

QIKA

Qendra për Informim, Kritikë dhe Aksion - QIKA është organizatë e themeluar në gusht të vitit 2020, që për qëllim ka mbrojtjen dhe promovimin e të drejtave të barabarta për të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës.