Alb Eng
Për QIKA 1≠1
Lajme

Gratë në Kosovë protestojnë për 8 mars

QIKA 10.3.2025

Më 8 mars, në Prishtinë nën sloganin “Marshojmë për njana-tjetrën” është mbajtur marshi tradicional i cili organizohet nga Kolektivi “Marshojmë S’Festojmë”.

Marshueset/it përmes thirrjeve kërkuan liri, barazi, solidaritet e drejtësi për të gjitha gratë, dhe thirrën emrat e viktimave të femicidit për të kërkuar drejtësi për gratë e vrara dhe siguri për të gjitha gratë.

Këtë vit, marshe u organizuan edhe në Prizren e Mitrovicë. Emrat e grave të vrara u përmendën edhe në Mitrovicë, teksa gratë marshuan nga objekti i Komunës drejt Gjykatës Themelore në Mitrovicë, nën sloganin “Marshojmë kundër vrasjes së grave”.

Foto: Marshi në Mitrovicë, MWAHR

Në mbrëmjen e 8 marsit, marshuan edhe gratë në Prizren për të kërkuar barazi, drejtësi e siguri në të gjitha sferat e jetës. Marshueset/it me nga një flakadan në dorë dhe disa pankarta, kanë marshuar nga Shatërvani deri tek Shtëpia e Bardhë.

Foto: Marshi në Prizren, Telegrafi