Alb Eng
Për QIKA 1≠1
Lajme

Gruaja 50 vjeçare shkon në shkollë për herë të parë

QIKA 6.4.2021

Shade Ajayi, 50 vjeçarja nga Nigeria po vijon mësimin në shkollën “Ilorin” për herë të parë. Ajo po mëson të lexojë dhe të shkruaj së bashku me nxënësit që janë pothuajse katër dekada më të ri se ajo.

Si fëmijë, ajo punonte në dyqanin e tezes së saj dhe nuk kishte mundësi të vijonte mësimin. Tani, Ajayi, drejton biznesin e saj në të cilin shet çanta të cilat i krijon vetë ajo. Sipas saj paaftësia për të lexuar dhe shkruar po e pengon atë në punën e biznesit, raporton Reuters.

Ajayi synon të vazhdojë shkollimin edhe për katër vite të tjera në mënyrë që të zhvillojë biznesin e saj. Ndërsa, sa i përket paragjykimeve që ajo mund të marrë nga të tjerët, ajo u shpreh se ato nuk do ta pengojnë atë për të arritur qëllimin e saj.