Alb Eng
Për QIKA 1≠1
Lajme

Gruaja në Oklahoma dënohet me 4 vjet burg për abort

QIKA 28.10.2021

Mbrojtësit e të drejtave riprodhuese paralajmëruan se dënimi i gruas në Oklahoma pas humbjes së shtatzënisë së saj është rasti i fundit që vendos një precendent të rrezikshëm për gratë shtatzëna në të gjithë vendin si dhe përfaqëson rezultatin e kufizimeve ekstreme mbi të drejtat riprodhuese.

Brittney Poolaw, njëzet vjeçare, u dënua javën e kaluar me katër vjet burg për vrasje të shkallës së parë, kjo akuzë u bë me rast të abortit spontan që ajo përjetoi vitin e kaluar. Në kohën kur ajo kërkoi kujdes mjekësor në Spitalin e Qarkut për shkak të humbjes së shtatzënisë ishte 17 javë shtatzënë. Në mars të vitit 2020 u arrestua dhe u burgos, me ç’rast për tu liruar duhej të paguhej garancia prej 20,000 dollarë.

Poolaw, tashmë ka kaluar 18 muaj në burg për shkak të abortit spontan të saj. Avokati Kombëtar për Gratë Shtatzëna (NAPW) u shpreh se ndjekja penale dhe dënimi që kishte marrë Poolaw është i turpshëm dhe i rrezikshëm, andaj pohoi se po mbështet rastin e saj duke shqyrtuar opsionet ligjore, raporton Common Dreams.

Ligjet e Oklahomas për vrasje nuk zbatohen në rastet e aborteve spontane, megjithatë prokurori kërkoi dënimin e Poolaw.