Alb Eng
Për QIKA 1≠1
Lajme

Hulumtimi zbulon se gratë refere ngacmohen seksualisht

QIKA 11.5.2022

Sipas një raporti të realizuar nga Liga Amerikane e Futbollit (LAF), shumë gra refere kanë shprehur se janë ngacmuar seksualisht nga spektatorët, trajnerët dhe kolegët e tyre. Gjithashtu, u raportua për shtypje racore. Madje, disa pjesëmarrëse thanë se kishin vënë në dyshim përfshirjen e tyre në arbitrazh për shkak të këtij abuzimi.

Raporti që u titullua “Vajzat dhe gratë në arbitrazhin e futbollit Australian: Të kuptuarit e regjistrimit, pjesëmarrjes dhe mbajtjes” – u bazua në përjetimet e 26 refereve gra aktuale dhe të mëparshme dhe një referi/e jo-binar në Victoria, New South Wales, Queensland, Australinë e Jugut dhe ACT. Ai u financua nga LAF dhe kishte për qëllim të hulumtoj shkaqet e pjesëmarrjes së ulët të grave dhe vajzave në arbitrazh, gjë që bie ndesh me rritjen e shpejtë të pjesëmarrjes në futbollin e grave.

Përtej kësaj, shumë prej tyre thanë se shpresojnë që “pjesëmarrja e tyre në këtë projekt mund të shërbej si një ndryshim për vajzat, gratë si dhe minoritetet e tjera që priten të arbitrojnë në të ardhmen.’’

‘’Unë merrja mesazhe me foto nudo nga gjyqtarët e tjerë. Madje, edhe gjatë ndeshjeve, referët burra më preknin në mënyrë të papërshtatshme, kur ne po arbitronim ndeshjet së bashku. Kjo është çfarë më bëri të heq dorë”, deklaroi një refere.

Ndërkaq, një tjetër shprehet se: ‘’Unë haptazi dëgjova një grup djemsh që po flisnin për gjoksin tim gjatë stërvitjeje një natë. Isha duke ecur shkallëve kur i dëgjova duke thënë fjalë për fjale, ‘O Zot, a i’a ke parë gjoksin?’’

Liga Amerikane e Futbollit tha se të dhënat nga ky raport kanë formuar bazën e një sërë nismash që janë përfshirë në Planin e Veprimit për Zhvillimin e Lojërave për Gratë dhe Vajzat, i cili është duke u finalizuar.

Tutje, LAF-ja tha se ‘’Iniciativat në plan janë të dizajnuara që të rrisin përfaqësimin e grave dhe vajzave në të gjitha pjesët e lojës prej lojtarëve deri tek arbitrat, te trajnerët dhe administratorët, dhe synojnë që të sigurojnë një mjedis të sigurt, mikpritës dhe gjithëpërfshirës për gratë dhe vajzat, duke përfshirë ngritjen e numrit të refereve deri në 40%.’’

Ky artikull është përkthyer nga Arianita Kçiku në kuadër të programit të praktikës në QIKA.

Shkruar nga:

QIKA

OJQ