Alb Eng
Për QIKA 1≠1
Lajme

Institucionet e Kosovës ndriçohen me ngjyrë portokalli për nderë të 16 Ditëve të Aktivizmit

QIKA 4.12.2023

Institucionet kryesore të Kosovës, përfshirë Qeverinë e Kosovës, Presidencën dhe Rektoratin e Universitetit të Prishtinës, janë ndriçuar me ngjyrë portokalli në shenjë solidarizimi dhe mbështetjeje për fushatën “16 Ditët e Aktivizmit kundër Dhunës me Bazë Gjinore”.

“16 Ditët e Aktivizmit janë thirrje për mobilizim dhe bashkim kundër dhunës mbi baza gjinore. Le ta thyejmë heshtjen njëherë e përgjithmonë, duke qëndruar së bashku jo vetëm gjatë 16 ditëve, por gjatë tërë vitit. Ta fuqizojmë njëra-tjetrën për një botë ku të gjithë mund të jetojnë pa frikë dhe pa diskriminim”, tha presidentja Vjosa Osmani.

Këto veprime simbolike shërbejnë si thirrje për veprim dhe ndërgjegjësim për t’i dhënë fund dhunës ndaj grave dhe vajzave.

“Përkushtimi institucional e shoqëror për eliminimin e dhunës ndaj grave dhe vajzave, vazhdon çdo ditë”, u tha në deklaratën e Qeverisë së Kosovës.