Alb Eng
Për QIKA 1≠1
Lajme

Iraku ndalon përdorimin e termit “homoseksual” për të gjitha platformat mediatike

QIKA 10.8.2023

Komisioni për Media dhe Komunikime në Irak ka lëshuar një direktivë që udhëzon të gjitha mediat dhe platformat e mediave sociale në vend që të mos përdorin termat “homoseksual” ose “homoseksualitet” por në vend të tyre të përdorin termin “devijim seksual”.

Sipas komisionit, vendimi, i shpërndarë gjerësisht nga mediat shtetërore dhe private të Irakut, u mor me qëllimin për të mbrojtur vlerat shoqërore dhe rendin publik, duke vënë në dukje se termat “homoseksualitet, homoseksual dhe gjini” kanë konotacione të padëshirueshme në shoqërinë irakiane.

Edhe pse ende nuk janë vendosur penalizime specifike për mospërputhje me direktivën e re, një përfaqësues i qeverisë tregoi se së shpejti mund të vendosen gjoba. Kodi penal kombëtar i Irakut nuk përmban dispozita të qarta që kriminalizojnë homoseksualitetin, megjithëse autoritetet gjyqësore të vendit shpesh përdorin dispozita në ligje që lidhen me ruajtjen e “moralit publik” për të ndjekur penalisht qytetarët. Kjo paqartësi ligjore në Irak ka rezultuar në diskriminim, abuzim dhe madje edhe sulme fatale kundër komunitetit LGBTQ.