Alb Eng
Për QIKA 1≠1
Lajme

Irani dënon me burgim shtesë nobelisten Narges Mohammadi

QIKA 6.2.2024

Gjykata Revolucionare e Iranit ka dënuar me 15 muaj burg shtesë fituesen e çmimit Nobel për Paqe, Narges Mohammadi, e cila ka kaluar tashmë 12 vjet në burg.

Ajo akuzohet për përhapje të propagandës kundër Republikës Islamike gjatë kohës që ishte në burg dhe aktgjykimi i fundit u dha në mungesë të saj.

Përveç muajve shtesë në burg, dënimi i ri urdhëron Mohammadi-n të kalojë dy vjet jashtë Teheranit. Kjo do të thotë se ajo do të duhet të zhvendoset nga burgu famëkeq Evin ku ndodhet aktualisht.

Sipas vendimit edhe pas vuajtjes së dënimit Mohammadi-t për dy vjet do t’i ndalohet udhëtimi jashtë vendit, anëtarësimi në grupe politike dhe shoqërore si dhe posedimi i telefonit personal, raporton BBC News.

Familja e saj e dënoi vendimin, duke thënë se ky ishte dënimi i saj i pestë që nga marsi i vitit 2021. Që nga atëherë ajo është arrestuar 13 herë dhe është dënuar me 31 vite burg në total.