Alb Eng
Për QIKA 1≠1
Lajme

Kalifornia është shteti i parë në SHBA që u ka kërkuar dyqaneve të kenë seksionin e lodrave neutrale për nga gjinia

QIKA 15.10.2021

Ligji i ri, i nënshkruar nga guvernatori Gavin Newsom, nuk i ndalon seksionet për djem dhe për vajza nëpër dyqane, mirëpo ato duhet të kenë një seksion të veçantë me lodra neutrale për nga gjinia.

Ky ligj u miratua nga legjislatura shtetërore e Kalifornisë muajin e kaluar i cili do të hyjë në fuqi në vitin 2024 dhe tani është nënshkruar nga Newsom. Ligji do të zbatohet për shitësit e dyqaneve të vogla si dhe ato me 500 apo më shumë punëtorë.

Kompanitë që nuk do të respektojnë këtë ligj do të përballen me një gjobë prej $250 (£184) për shkeljen e tyre të parë, ndërsa $500 (£368) nëse do të ketë shkelje të tjera, raporton BBC.

Shitës të dyqaneve të vogla tashmë kanë ndërmarrë hapa që refuzojnë stereotipet gjinore. Në vitin 2015 dyqani Target njoftoi se do të ndalonte përdorimin e shenjave me bazë gjinore në dyqanet e tij. Megjithatë, përgjatë dy viteve të fundit ligjet e ngjashme për të zbatuar hapësirat komerciale neutrale ndaj gjinisë janë shuar në legjislaturën e Kalifornisë.