Alb Eng
Për QIKA 1≠1
Lajme

Kërkohet përgjegjësi për dhunimin e të miturës nga Janjeva

QIKA 16.7.2021

Sot u protestua para Qendrës për Punë Sociale (QPS) në Lipjan, duke kërkuar kështu përgjegjësi dhe drejtësi për 13 vjeçaren nga Janjeva e cila u dhunua dhe u keqtrajtua.

Duke marrë parasysh gjendjen e rënduar të grave sa i përket dhunës dhe abuzimit, Rrjeti i Grave të Kosovës organizoi protestë për të kërkuar përgjegjësi të plotë nga institucionet përkatëse për ndalimin e shkeljes së të drejtave të grave dhe sigurimin e tyre.

Disa nga kërkesat kryesore të protestës ishin që të merren të gjitha masat e nevojshme për të rehabilituar të miturën e cila ishte viktimë e dhunimit dhe abuzimit, të bëhen trajnime dhe çertifikime të punonjësve të QPS-së, të zbatohen sanksione dhe masa disiplinore ndaj punëtorëve social të kësaj qendre të cilët nuk punojnë konform Procedurave Standarde të Veprimit, Ligjit për Shërbime Sociale dhe Familjare apo Strategjisë Kombëtare për Mbrojtje nga Dhuna në Familje.

Ndër të tjera u kërkua nga Policia e Kosovës dhe Prokuroria që të ndëshkojnë të gjithë abuzuesit e përfshirë në dhunimin e të miturës.