Alb Eng
Për QIKA 1≠1
Lajme

Kina po inkurajon familjet që të kenë deri në tre fëmijë, por shumë gra nuk po e mbështesin këtë

QIKA 6.9.2021

E përballur me një krize shqetësuese demografike, Kina po inkurajon çiftet që të lindin më shumë fëmijë. Por ekziston vetëm një problem: gratë nuk po e mbështesin idenë.

Për më shumë se 35 vjet, Partia Komuniste zbatoi në mënyrë rigoroze politikën e një fëmije për çift, pasi vendi u përpoq të trajtonte mbipopullimin dhe të zbuste varfërinë. Përderisa ekonomia lulëzoi, Kina e mbeti me popullsi të plakur dhe fuqi punëtore të pakët.

Kalimi zyrtar i ligjit të ri për tre fëmijë u prit me skepticizëm dhe kritikë të përhapur në mediat sociale kineze, me shumë gra që shprehën ankth për rritjen e kostos së jetesës dhe pabarazinë gjinore në vendin e punës.

Në vitin 2019, niveli kombëtar i lindjeve arriti nivelin e tij më të ulët në 70 vite që nga themelimi i Republikës Popullore të Kinës, raporton CNN.

Megjithëse pabarazia në pasuri dhe puna e tepërt janë probleme që shihen në të gjithë botën, në Kinë ato përkeqësohen nga rolet e ngulitura gjinore që shpesh vendosin pjesën më të madhe të punëve të shtëpisë dhe kujdesit për fëmijët tek gratë. Që kur propozimi për politikën e tre fëmijëve u dha në fillim të këtij viti, shumica e debatit është përqendruar në frikën se mund të përkeqësojë kushtet për gratë që punojnë.

“Nëse vendi nuk mund të mbrojë të drejtat e grave, por vetëm të inkurajojë lindjet e fëmijëve, nuk ka rëndësi nëse pushimi i lehonisë është 98 ditë ose tre vjet – është i barabartë me heqjen e karrierës së grave”, tha Xu Chao, një mjek në Shandong.