Alb Eng
Për QIKA 1≠1
Lajme

Kosova protestoi për 8 Mars

QIKA 9.3.2021

“Dalëngadalë po vjen behari, dalëngadalë po na vjen, po përmbyset patriarkati, liria vjen, liria vjen”  është një pjesë e këngës që e përcolli marshin tashmë tradicional të organizuar për Ditën Ndërkombëtare të Gruas.

Ky marsh i organizuar nga Kolektivi Marshojmë S’festojmë mblodhi në rrugët e Prishtinës shumë gra e burra të cilët me brohoritje dhe pankarta shprehen pakënaqësinë për pabarazinë që po vazhdon të gjejë mjedis të përshtatshëm për tu thelluar.

“Patriarkati vret” dhe “Vrasja e grave është politike” ishin disa nga parullat të cilat u shpalosen në disa qytete të Kosovës si reagim ndaj rasteve të femicidit dhe neglizhencës së treguar nga institucionet e vendit në parandalimin e dhunës ndaj grave.

Fotografitë e huazuara nga Rrjeti i Grave të Kosovës (RrGK)