Alb Eng
Për QIKA 1≠1
Lajme

Lansohet Programi Kombëtar për Kryerësit e Dhunës ndaj Grave

QIKA 7.12.2023

Javën që shkoi, Ministria e Drejtësisë ka lansuar Programin Kombëtar për Kryerësit e Dhunës ndaj Grave.

Programi synon ndryshimin e sjelljeve dhe mendësisë së dhunuesve nëpërmjet rehabilitimit e poashtu ka për qëllim që të ofrojë mbështetje dhe siguri të nevojshme për viktimat e dhunës.

“Përpara se Programi të fillojë fazën pilotuese në Qendrën Korrektuese në Dubravë, Ministria e Drejtësisë ka kryer një vlerësim të plotë të kapaciteteve njerëzore dhe infrastrukturore në Qendrat e Shërbimit Korrektues dhe Sprovues. Rezultatet e këtij vlerësimi treguan se Qendra Korrektuese në Dubravë dhe Qendra Sprovuese në Ferizaj kanë kapacitetet e nevojshme për të filluar pilotimin”, thuhet në deklaratën e Ministrisë së Drejtësisë. 

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, bëri thirrje për bashkëpunim dhe përkrahje nga të gjitha institucionet dhe shoqëria civile në zbatimin e këtij program, duke theksuar se kjo nismë është një hap i rëndësishëm drejt parandalimit dhe ndalimit të ciklit të dhunës në familje.