Alb Eng
Për QIKA 1≠1
Lexime

Burrat janë duke shpikur justifikime të reja për vrasjen e grave dhe gjykatësit po bien pre e tyre

QIKA 24.9.2021

Nevojitet mjaft zgjuarsi për ta vrarë dikë dhe për tu mos u përballur me asnjë dënim. Edhe sistemi i drejtësisë po vazhdon ta mundësoj që për vrasje të caktuara, në rrethana të caktuara, duke pasur parasysh gjykatësin e duhur – dënimi mund të jetë shumë më i vogël se sa mund ta presim. Në fillim të këtij viti, një burrë u dënua me vetëm 5 vite burgim për vrasjen e gruas së tij, Ruth Williams, pasi që tha se vështirësitë e izolimit gjatë pandemisë ishin ndër arsyet kryesore të vrasjes. Ky rast konfirmon që të qenit i martuar me viktimën mund të rritë në mënyrë aktive keqardhjen e gjykatësit ndaj autorit të krimit. Gjykatësi Paul Thomas, konstatoi se gjendja e Anthony Williams ishte shumë e rëndë, megjithëse këtë e kishte kundërshtuar psikiatri ligjor. Për më tepër, gjykata e apelit kishte refuzuar rritjen e dënimit.

Duket se marrëdhëniet e burrave me gratë në përgjithësi po u ndihmojnë atyre në procese gjyqësore, edhe atëherë kur janë marrëdhënie të shkurta apo sporadike. Kështu, një marrëdhënie sporadike me viktimën përsëri i ofroi shpresë autorit të krimit. Warren Coulton doli para gjyqtarit Simon Picken në maj të këtij viti për vrasjen “pa dashje” të Claire Wright. Përgjatë lojës me role në seks, Coulton kishte lidhur Claire e cila ishte asfiksuar edhe pasi që kishe rezistuar dukshëm. Ai nuk kishte kërkuar ndihmë mjekësore dhe e la trupin e saj në hotel. Megjithatë, Coulton u dënua me vetëm 6 vjet.

Në anën tjetër, Sam Pybus u dënua në mënyrë edhe më të mëshirshme. Ai për vrasjen e partneres së tij seksuale Sophie Moss u dënua me 4 vjet e 8 muaj burgim. Ajo ishte 33 vjeç dhe nënë e dy fëmijëve. Në deklaratën e viktimës, vëllai i saj James tha: “Ne vazhdojmë të besojmë që ajo ishte viktimë, e shfrytëzuar dhe që i është nënshtruar një fundi plotësisht të shmangshëm dhe tragjik”. Si duket, deklarata e tij erdhi si rezultat i dënimit të vogël.

Pybus, i cili ishte i martuar, ishte nisur për të vizituar Moss pasi piu 24 shishe birrë, ai e kishte mbytur atë duke bërë seks dhe kur ai e kishte parë të vdekur, kishte pritur në makinë për 15 minuta para se të shkonte në stacion të policisë. Pybus pohoi se asfiksimi seksual kishte qenë me pëlqimin e të dyve dhe se ai nuk mbante mend që e kishte vrarë Moss. Prokuroria kishte pohuar se nuk kishte prova të mjaftueshme për të vërtetuar nëse ai kishte ndërmend ta vriste. Ky rast do të duhej të merrte dënim të përjetshëm.

Çka mbetet befasuese, edhe duke e pasur parasysh edhe traditën e gjyqtarëve patriarkalë dhe simpatinë e tyre ndaj burrave të cilët vrasin apo lëndojnë gratë, është vendimi që morri gjyqtari Paul Watson për dënimin katër vjeçar. E kemi të lehtë të biem në përfundimin që pretendime të pavërteta mbi seksualitetin dhe sjelljet seksuale të grave, ndikojnë në shfajësimin e burrave edhe në raste të dhunës, pafytyrësisë dhe pakujdesisë ekstreme.

Dënimi katër vjeçar është shumë i ulët.. Është madje dënim më i ulët se sa do të kishte marrë kryesi nëse do të kishte vrarë dikë për shkak të vozitjes të pakujdesshme. Është më i ulët se dënimi i disa burrave që kishin vrarë burra të tjerë pa qëllim gjatë një zënke. Ne fakt, ky dënim është më i shkurtër se dënimi për dëmtim të pronës, në të cilin, nëse vjedhë kafshën shtëpiake, mund të dënohesh deri në 7 vite burgim. Harriet Harman ka kërkuar nga Prokurori i Përgjithshëm që të rishikohet ky dënim pasi që është shumë i butë. Ky dënim nuk arrin të pasqyrojë peshën e vrasjes së Moss dhe gjithashtu “zhvendosjen cinike të përgjegjësisë së tij tek viktima”, kështu duke përçuar mesazhin se “vrasja e të dashurës gjatë mardhënieve seksuale nuk është diçka e rëndësishme”. Prokurori i Përgjithshëm ka konfirmuar se dënimi do të rishikohet.

Që kjo kërkesë të bëhet shumë shpejt pasi që politikanë nga të gjitha partitë e kundërshtuan në mënyrë të pasuksesshme ndryshimin e “Aktit të ri të Abuzimit në Fmilje”, për të përfshirë “seksin e ashpër” si pretendim që do të përdorej si masë rënduese për kryesit,  sugjeron se festimi i kësaj fitoreje mund të ketë qenë i parakohshëm.

Në fakt, edhe pse Pybus e vrau Moss-in para se akti të hyj në fuqi, është e paqartë nëse do mund të bënte ndonjë ndryshim, duke qenë e vendosur që një njeri nuk mund të miratoj lëndimin e tij apo vrasjen, e as nuk mund të uroj për akuzat e vrasjes në ato raste kur ndjekja penale nuk mund të vërtetoj qëllimin. Gjithashtu, i pa ndikuar  nga ‘Akti i ri i Abuzimit në Familje”, dënimi i shkurtër i Pybus-it përbën, ashtu siç thotë Harman, një deklaratë të dëmshme, sipas së cilës dhuna e burrave ndaj grave është e parëndësishme. Nëse dënimi nuk rritet, ndoshta duhet të merret si përgjigja kryesore e të gjitha kërkesave për drejtësi nga grupi avokues i fushatës “We Can’t Consent to This”.

Gjithsesi, gjykimi i Pybus duket se nuk do të zvogëlojë popullaritetin e “seksit të ashpër” si eufemizëm të fundit, ku një rast i dhunës nga burrat mund të portretizohet si diçka tjetër përveç se si pjesë e një modeli të pamëshirshëm gjinor. Gratë ndonjëherë mund të bien dakord të marrin pjesë në seks të rrezikshëm që tanimë është pjese e zakonshme e pornografisë. Megjithatë ato janë të vetmet që duket se po vdesin gjatë këtij akti. Në librin e saj të ri të rëndësishëm, Feminizmi për Gratë, Julie Bindel argumenton se sulmet seksuale të stilit të vjetër tani vishen nga burrat si eksperimente “pozitive seksuale”.  I  kursen ata, thotë Julie Bindel, duke shtuar “disonancën kognitive për të besuar në parim se   “pëlqimi ka rëndësi” ndërsa vazhdon mbi bazën se ‘jo’ do të thotë ‘më bind’”.

Dënimi i shkurtër i dhënë për Pybis, i cili mori parasysh shprehjet e pendimit dhe pranimit të hershëm të fajit, mund të shihen si formë tjetër e mizogjinisë që i ka inkujaruar aludimet e të pandehurve për seks “të ashpër”, si potencialisht vdekjeprurëse për gratë. Sigurisht, kjo ndikon edhe në një kulturë për pandjeshmëri në vrasjen e grave nga burrat. Drejtësia për gratë tërheqë vëmendjen edhe për dënimin e fundit të Emma Jayne Magson me 17 vite burgim për vrasjen e të dashurit të saj abuziv, të cilit, si të gjitha grave më lart, nuk i ishte ofruar kujdesi mjekësor. Gjyqtari Jeremy Baker, tha që i erdhi keq të shihte që ajo nuk u pendua per veprimet e saj.

Shumë prej nesh ndihen njësoj për sjelljen e gjykatësve ndër vite. A i vjen keq ndonjë gjykatësi për mënyrën se si kolegët e tyre kanë ushtruar dhunën kundër grave? Deri në javën e kaluar? Nuk është vonë për të kërkuar që kjo gjë të merret parasysh.

Catherine Bennett

E përktheu: Medinë Dauti

Tekstin origjinal mund ta gjeni në: https://www.theguardian.com/commentisfree/2021/sep/12/men-are-inventing-new-excuses-for-killing-women-and-judges-are-falling-for-them?CMP=fb_gu&utm_medium=Social&utm_source=Facebook&fbclid=IwAR0WdA_uPxN6ZJ0h2mtnkaN0HGSGCUMH9nwSMOXZsOxKHo1OlKCs2hHLUSY#Echobox=1631445664