Alb Eng
Për QIKA 1≠1
Lajme

Në Mbretërinë e Bashkuar është rritur hendeku gjinor në paga

QIKA 19.11.2021

Kompanive në Mbretërinë e Bashkuar u është kërkuar të mos pyesin punonjësit e tyre rreth pagës paraprake, pasi që sipas një raporti të publikuar së fundmi, hendeku gjinor i pagave është rritur me më shumë se 1% krahasuar me vitin e kaluar.

Organizata Fawcett, e cila merret me barazi gjinore, ka publikuar një raport që pasqyron se gratë po paguhen më pak se burrat. Andaj Fawcett kanë sugjeruar që kompanitë gjatë intervistave për punë mos të bëjnë pyetje lidhur me pagat paraprake sepse kjo po i diskriminon gratë.

Këtë vit hendeku i pagave për punëtorët që punojnë me orar të plotë është 11,9%, pra ka rritje për 10,6% krahasuar me vitin e kaluar. Hendeku i pagave për të gjithë punëtorët, përfshirë ata me orar të plotë dhe të pjesshëm është 14,9%, një rritje 13,9% krahasuar me vitin e kaluar, raporton Sky News.

Të dhënat e raportit tregojnë se pyetjet rreth historisë së pagave po kontribuojnë në hendekun gjinor, me ç’rast gratë janë të diskriminuara. Tre nga pesë gra që janë pyetur për historikun e pagave treguan se kjo gjë ua ka dëmtuar besimin e tyre për të negociuar për paga më të mira. Nga 2,200 të anketuar vetëm një në katër prej tyre mendonte se paga duhej të bazohej në pagën e kaluar, krahasuar me 80% për aftësitë dhe përgjegjësitë e tyre si dhe 77% për vlerën e punës që bëjnë.

Fawcett i ka bërë thirrje qeverisë që tu kërkojnë punëdhënësve që të kenë plane të detyrueshme veprimi, në mënyrë që të trajtojnë hendekun gjinor të pagave të fuqisë punëtore.