Alb Eng
Për QIKA 1≠1
Lajme

Në mediat australiane, zërat e grave nuk dëgjohen ende

QIKA 22.11.2021

Instituti i Lidershipit të Grave në Australi (WLIA) publikoi së fundmi raportin “Women for Media 2021”. Me këtë rast janë analizuar më shumë se 60,000 artikuj lajmesh të publikuara në internet dhe në shtyp. Ndër të tjera, raporti përfshin intervista me figurat kryesore në organizatat e lajmeve.

Gjetjet e raportit “Women for Media 2021” tregojnë se pavarësisht rritjes së pranisë së grave në gazetari, zëri i burrave vazhdon të dominojë peizazhin mediatik. Citimet e artikujve që janë analizuar iu atribuoheshin burrave me 69% krahasuar me 31% për gratë. Burrat mbulojnë 54% të citimeve në artikujt rreth artit dhe 84% në sport, ndërsa në politikë vetëm 30% u cituan deklaratat e grave.

Nga 1,800 opinione të realizuara, gratë kanë shkruar vetëm 35% prej tyre. Kjo gjë varionte nga një shkallë e ulët prej 11% në New York deri në 54% në The Sydney Morning Hera. Burrat dominojnë kategorinë e artikujve në ligj me 59%, ndërsa kategoria ku gratë shpërfaqen më shumë është ajo e artit me 51%, raporton The Conversation.

Mungesa e zërit të grave në media normalizon një perspektivë mashkullore dhe nënkupton se ajo që kanë për të thënë ato është më pak legjitime dhe më pak e rëndësishme. Megjithatë, ky problem nuk është vetëm në Australi, pasi që gjetje të ngjashme janë publikuar edhe në Mbretërinë e Bashkuar dhe në SHBA.

Raporti i OECD “How’s Life 2020”, zbuloi se gratë nuk kanë kohë të mjaftueshme, me ç’rast kur kombinohet puna e papaguar dhe e paguar, burrat priren të kenë më shumë kohë të lirë sesa gratë. Gratë poashtu në mënyrë disproporcionale përballen me ngarkesën mendore të organizmit dhe planifikimit të nevojshëm për të menaxhuar jetën e përditshme. Kjo gjë ndikon që ato të mos jenë të përfshira në media.