Alb Eng
Për QIKA 1≠1
Lajme

Nisin hetimet për shkelje disiplinore në rastin e përdhunimit të 15 vjeçares

QIKA 27.10.2021

Prokuroria Themelore në Pejë ka njoftuar se ka nisur veprimet e para procedurale për gjetjet e shkeljeve disiplinore apo ndonjë shkelje tjetër eventuale nga bartësi i lëndës në rastin e dhunimit të një 15-vjeçareje në Pejë, raporton KOHA.

Gjithashtu, Gjykata Supreme ka kërkuar nga Gjykata Themelore në Pejë të adresojë përgjegjësinë disiplinore për gjykatësen që mori vendim për të dënuar me tetë muaj burgim dhunuesin e të miturës.

“Prokuroria Themelore në Pejë, njofton opinionin publik, se lidhur me rastin me numër : PP.nr.68/12 për veprën penale “Dhunimi”, nga neni 193, paragrafi 2, të KPK-së, Kryeprokurori i kësaj prokurorie, Agim Kurmehaj, pas koordinimit me Zyrën e Kryeprokurorit të Shtetit dhe kërkesës së tij, për shqyrtimin e këtij rasti, menjëherë janë ndërmarrë veprimet e para procedurale për gjetjet e shkeljeve disiplinore apo ndonjë shkelje tjetër eventuale nga bartësi i kësaj lënde. Pas përfundimit të gjitha procedurave dhe gjetjeve nga autoriteti kompetent, do vendoset konform ligjit për përgjegjësinë disiplinore të gjyqtarëve dhe prokurorëve​”, thuhet nga Prokuroria e Pejës.