Alb Eng
Për QIKA 1≠1
Lajme

Një burrë në New South Wales pranon që u kishte hequr organet gjenitale grave pa e ditur nëse është proces i jashtëligjshëm

QIKA 9.9.2021

Brendan Leigh Russell, i cili merret me ndërhyrjet trupore ka pranuar që ka hequr pjesë të organeve gjenitale të grave pa e ditur nëse është proces i jashtëligjshëm.

Russell, 40 vjeçar, është shpallur i pafajshëm për vrasje pa dashje, gjymtim të organeve gjenitale të grave dhe lëndime të rënda trupore të qëllimshme tek tri raste të ndryshme.

Në fillim të vitit 2017 ai gjithashtu është shpallur i pafajshëm për vrasjen e një gruaje, nën lëkurën e së cilës dyshohet se ka futur figurë dëbore plastike. Kur ajo u ankua për dhimbje, Russell thuhet se e nxiti gruan që ta vizitonte atë në vend se ta udhëzonte të shkonte në spital, raporton The Guardian.

Ndër të tjera, në vitin 2015 Russell u akuzua për përdorimin e një hekuri që shërben për gjymtimin e organeve gjenitale të grave, gjë të cilën ai e mohoi. Po këtë vit, ai mohoi se i ka shkaktuar lëndime të rënda trupore një gruaje tjetër e cila kërkoi heqjen e trashësisë në pjesën e poshtme të barkut.

Organet gjyqësore thanë se do të thërrisnin të paktën 15 ekspertë, përfshirë këtu specialistë të sëmundjeve infektive, katër patologë dhe farmakologë për të folur mbi këtë temë, në mënyrë që ky rast duhet të përcaktohet në seancën gjyqësore dhe jo para saj siç kërkonte avokati i të akuzuarit.