Alb Eng
Për QIKA 1≠1
Lajme

Nxënësit në Londër do të trajtohen për t’i njohur sjelljet seksiste

QIKA 10.3.2023

Nxënësve në Londër do t’u jepet “trajnim për mbështetje” si pjesë e një pakete masash të dizajnuara për të edukuar të rinjtë për marrëdhënie të shëndetshme dhe për të ndihmuar në parandalimin e dhunës ndaj grave dhe vajzave.

Sesionet do t’i inkurajojnë nxënësit të reagojnë ndaj mizogjinisë dhe për të ndihmuar në parandalimin e dhunës ndaj grave dhe vajzave.

Kryetari i Bashkisë së Londrës, Sadiq Khan, ka investuar 1 milion funte në një mjet të ri arsimor, i cili do të vihet në dispozicion në të gjitha shkollat e mesme në kryeqytet për të ndihmuar nxënësit të njohin dhe të raportojnë sjelljet seksiste dhe mizogjene.

“Ne duhet të vendosim përgjegjësinë mbi burrat dhe djemtë për të ndryshuar mënyrën se si ata i perceptojnë, trajtojnë dhe flasin për gratë, nëse dëshirojmë që të zgjidhim vërtet problemin e dhunës ndaj grave dhe vajzave dhe të ndërtojmë një Londër më të sigurt, më të drejtë për të gjithë,’’ tha Khan.

Filmi i fushatës së Khan “Have a Word”, e cili u lansua në fillim të këtij viti, u kërkon burrave të të gjitha moshave të reflektojnë se si mund të ndihmojnë në trajtimin e dhunës ndaj grave dhe vajzave. Filmi do t’u shfaqet gjithashtu nxënësve si pjesë e fushatës parandaluese.

QIKA

Qendra për Informim, Kritikë dhe Aksion - QIKA është organizatë e themeluar në gusht të vitit 2020, që për qëllim ka mbrojtjen dhe promovimin e të drejtave të barabarta për të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës.