Alb Eng
Për QIKA 1≠1
Lajme

OBSH zotohet se do e zgjeroj angazhimin drejt fuqizimit të grave dhe shëndetit të tyre

QIKA 8.7.2021

Në një takim të mbajtur javën e kaluar në Paris, Organizata Botërore e Shëndetësisë njoftoi se do të zgjeroj përpjekjet në mënyrë që të nxisin ndryshime pozitive në fuqizimin e grave dhe vajzave. Angazhimet e OBSH-së u përqendruan në dhënien fund të dhunës në baza gjinore, avancimin e shëndetit dhe të drejtave seksuale dhe riprodhuese, mbështetjen e punonjësve shëndetësorë si dhe lëvizjeve feministe. Këto angazhime formojnë një plan progresiv dhe transformues për avancimin e barazisë gjinore dhe të drejtave të njeriut në të gjithë botën.

OBSH gjithashtu mori përsipër angazhimin për të investuar në shëndetin dhe të drejtat seksuale dhe riprodhuese, duke përfshirë ofrimin e arsimit gjithëpërfshirës seksual jashtë mjediseve të shkollës, përmirësimin e qasjes në cilësi dhe planifikimin e bazuar në të drejtat e familjes në 14 vende me të ardhura të mesme të mesme ekonomike, mbështetjen e 25 vendeve për rritjen e aksesit të adoleshentëve në përdorimin e kontraceptivëve,  shpërndarjen e udhëzimeve të azhurnuara për abortin e sigurt, dhe ndërtimin e njohurive midis adoleshentëve për të drejtat dhe aftësitë e tyre për të avokuar për nevojat e tyre.

Së bashku me UNFPA-në dhe UNICEF-in, OBSH-ja u angazhua të punojë për t’i dhënë fund praktikave të dëmshme si gjymtimi i organeve gjenitale të grave dhe martesave të hershme. Sektori shëndetësor do të mbështetet për t’i dhënë fund mjekimit të gjymtimit gjenital të vajzave dhe për të siguruar shërbime shëndetësore cilësore për të gjitha ato që veçse i kanë gjymtuar.

OBSH së bashku me agjencitë e tjera të Kombeve të Bashkuara, deklaruan solidaritet dhe mbështetje për lëvizjet feministe dhe gratë mbrojtëse të të drejtave të njeriut, duke u zotuar të zgjerojnë hapësirën dhe ta bëjnë atë të sigurt dhe gjithëpërfshirëse për punën e tyre.