Alb Eng
Për QIKA 1≠1
Lajme

OKB: Bota po braktisë vajzat dhe gratë

QIKA 13.9.2023

Në një komunikatë për media, OKB shprehë shqetësimin mbi sigurinë e grave dhe vajzave në botë. Shifrat e reja tregojnë nevojën për një investim shtesë prej 360 miliardë dollarësh në vit për të arritur barazinë gjinore dhe fuqizimin e grave deri në vitin 2030.

Përkundër përpjekjeve globale, bota nuk po dështon të arrijë barazinë gjinore. Edicioni i sivjetshëm i UN Women dhe UN DESA “Progresi në Objektivat e Zhvillimit të Qëndrueshëm: Perspektiva gjinore 2023”, paraqet një pamje shqetësuese në gjysmë të rrugës së Agjendës për Zhvillim të Qëndrueshëm 2030, thuhet në komunikatë të OKB-së.

Publikimi vjetor ofron një analizë gjithëpërfshirëse të gjendjes aktuale të barazisë gjinore të 17 Objektivat e Zhvillimit të Qëndrueshëm (SDG) dhe thekson tendencat mbizotëruese, boshllëqet dhe pengesat në rrugëtimin drejt arritjes së barazisë gjinore deri në vitin 2030.

Zëvendës Drejtorja Ekzekutive e UN Women, Sarah Hendriks, tha: “Në këtë moment kritik, raporti i këtij viti është një thirrje e fuqishme për veprim. Ne duhet të veprojmë kolektivisht tani për të korrigjuar kahjen drejt një bote ku çdo grua dhe vajzë ka të drejta, mundësi dhe përfaqësim të barabartë. Për ta arritur këtë, ne kemi nevojë për angazhim të palëkundur, zgjidhje inovative dhe bashkëpunim në të gjithë sektorët dhe palët e interesuara.”

Me fokus të veçantë këtë vit te gratë e moshuara, raporti konstaton se gratë e moshuara përballen me shkallë më të lartë të varfërisë dhe dhunës sesa burrat e moshuar. Në 28 nga 116 vendet me të dhëna, më pak se gjysma e grave të moshuara kanë pension.

Të gjeturat tjera të raportit përfshijnë:

Sipas skenarit më të keq klimatik, pasiguria ushqimore parashikohet të prekë deri në 236 milionë gra dhe vajza më shumë;

Asnjë vend nuk është brenda mundësive për të çrrënjosur dhunën nga partneri intim, dhe vetëm 27 vende kanë sisteme gjithëpërfshirëse për të gjurmuar dhe për të bërë ndarjet buxhetore për barazinë gjinore dhe fuqizimin e grave;

Numri i grave dhe vajzave në kontekste të prekura nga konflikti është rritur ndjeshëm, me pasoja katastrofike. Në vitin 2022, numri i grave dhe vajzave që jetonin në kontekste të tilla arriti në 614 milionë, 50% më i lartë se në vitin 2017.

Në nivel global, në bazë të ritmit aktual, rreth 110 milionë vajza dhe të reja do të jenë jashtë shkollës deri në vitin 2030.

Hendeku i punës dhe i të ardhurave mbetet vazhdimisht i lartë. Për çdo dollar që burrat fitojnë në të ardhura nga puna globalisht, gratë fitojnë vetëm 51 cent. Vetëm 61.4 për qind e grave në moshë pune janë në fuqinë punëtore, krahasuar me 90% të burrave në moshë të re për punë.