Alb Eng
Për QIKA 1≠1

Luftojmë shtypjen gjinore edhe përmes filmit në klasë

Donjeta Shatri 18.3.2024

Në kohën e sotme, sfidat për të tërhequr dhe mbajtur vëmendjen e nxënësve brenda mjedisit mësimor janë më të mëdha se kurrë më parë, për shkak të një larmie të gjerë burimesh informacioni që janë të disponueshme jashtë klasës. Këto burime, pavarësisht se janë të tërheqëse, kërkojnë nga nxënësit të zhvillojnë aftësi kritike dhe analitike për të përpunuar dhe vlerësuar informacionin që konsumojnë. Mësimdhënia tradicionale, edhe pse mund të duket e kufizuar në krahasim me burimet e shumëllojshme jashtë klasës, ofron një platformë të rëndësishme për zhvillimin e këtyre aftësive kritike dhe analitike.

Një nga metodat më inovative dhe efektive për të zhvilluar mendimin kritik në klasë është përmes analizës së filmave të shkurtër. Kjo qasje jo vetëm që rrit angazhimin e nxënësve duke iu ofruar përmbajtje atraktive dhe relevante, por gjithashtu i sfidon ata të interpretojnë dhe kritikojnë mesazhet e ndryshme që paraqiten.

Kështu, kur unë fillova angazhimin si mësimdhënëse e organizatës Teach for Kosova e lëndës Mendimi kritik përmes filmave në shkollën publike “Destan Bajraktari” në komunën e Suharekës, ka qenë me qëllimin kryesor qe ora mësimore të jetë atraktive për nxënësit karshi zhvillimit të shkathtësive analitike-kritike përmes asaj që prezantohen në ekran. Si një formë e artit që nxit debat dhe mendim kritik mbi çështje të ndryshme shoqërore, kulturore dhe morale.

Ajo çfarë kam vërejtur që nga fillimi i angazhimit tim si mësimdhënëse e kësaj lënde është se përdorimi i filmave të shkurtër si mjet mësimor ndihmon në zbulimin e perspektivave të ndryshme, zhdukjen e paragjykimeve dhe nxitjen e pranimit të diversitetit e gjithëpërfshirjes. Kjo metodë promovon një mënyrë të thellë dhe të reflektuar të mësimit, ku nxënësit mësojnë të bëjnë lidhje midis përvojave personale dhe personazheve e skenareve të paraqitura në film.

Gjithashtu, filmat me metrazh të shkurtër mund të jenë mjete të fuqishme për të adresuar dhe diskutuar çështje të ndërlikuara sociale si pabarazia dhe diskriminimi gjinor, duke luajtur kështu rol të rëndësishëm në sfidimin dhe luftimin e stereotipeve gjinore. Prezantimi i këtyre fenomeneve në klasë përmes filmave të shkurtër ofron një mundësi për nxënësit që të ndërgjegjësohen më shumë për implikimet e pabarazisë gjinore dhe diskriminimit. Diskutimet dhe analizat e filmit mund të nxisin një shqyrtim të thellë mbi rolet tona të veçanta në shoqëri dhe çfarë mund të bëjmë për të ndihmuar në ndryshimin e këtij realiteti.

Në një nga orët mësimore bashkë më nxënësit shikuam filmin e animuar Picchu. Filmi përshkruan guximin e një vajze dhe vendosmërinë e saj për t’u shkolluar në një shoqëri të pabarabartë. Ky film i animuar karshi filmave të tjerë ka ngjallur debatin mbi edukimin e vajzave dhe grave në kontekstin kosovar dhe sfidat gjatë një rrugëtimi të tillë dhe pse mundësitë për edukim duhet të jenë të hapura për individë pa dallime.

Përmes përshkrimit të historive të ndryshme që kapërcejnë barrierat tradicionale gjinore, filmat ofrojnë një platformë të fuqishme për të sfiduar paragjykimet e vjetra dhe për të promovuar një kuptim më të barabartë dhe të larmishëm të identiteteve gjinore. Duke paraqitur personazhe gra dhe burra jashtë konteksteve stereotipike dhe duke treguar përvojat e tyre unike, filmat e shkurtër mund të ndihmojnë mund të inkurajojnë nxënësit të shohin përtej kornizave të ngurta shoqërore. Ky ekspozim i vazhdueshëm ndaj modeleve të reja të sjelljes nxit reflektim mbi normat gjinore dhe kontribuon në zgjerimin e perspektivave të individëve rreth asaj se çfarë do të thotë të jesh grua apo burrë në kontekste të ndryshme sociale dhe kulturore.

Kjo mënyrë e strukturimit të orëve mësimore për tematika të ndryshme ndihmon në zhvillimin e një qëndrimi kritik ndaj medias dhe kulturës së përgjithshme. Përdorimi i fuqisë së filmit të shkurtër në këtë mënyrë mund të ndihmojë që shkolla të bëhet një vend i rëndësishëm për zhvillimin e një brezi të ri nxënësish që kanë një ndërgjegje të fortë sociale dhe janë të përkushtuar për të bërë ndryshime konstruktive në shoqëri. Përmes këtyre përpjekjeve, filmi bëhet jo vetëm një pasqyrë e shoqërisë por edhe një mjet transformues që mund të ndihmojë në ndërtimin e një të ardhme më të barabartë për të gjithë.

Pse kaq pak burra punojnë si mësimdhënës në nivelin parashkollor?

16.1.2024

Rolet gjinore janë të ushtruara sistematikisht në shoqëri, duke e shtrirë pushtetin përmes stereotip

Çka duhet të rregullohet në Rregulloren Kundër Ngacmimeve Seksuale në UP?

18.12.2023

Universiteti i Prishtinës ka funksionuar për më shumë se 52 vjet pa një rregullim të brendshëm për n

Punë n’punë e punë n’shpi

8.12.2023

“Puna e papaguar” është term vetshpjegues. Në shumicën e rasteve i referohet punës ose shërbimeve që

Pse vajzat nuk po zgjedhin shkollat profesionale?

6.12.2023

Në Kosovë, ekzistojnë 66 shkolla profesionale që ofrojnë 140 profile të ndryshme duke përfshirë drej

Trajtimi i rasteve të dhunës në familje nëpër prokuroritë e Kosovës

31.10.2023

Për të arritur një shoqëri të lirë nga dhuna në familje, është thelbësore që Kosova të vazhdojë përp

“Unë po ecja, ai më vinte prapa” – ngacmimi seksual dhe raportimi

25.10.2023

"Unë po ecja, ai më vinte prapa, dikur filloi të më thotë fjalë të pista e ofenduese, ndihesha e fri