Alb Eng
Për QIKA
Lajme

Policia gjuan me armë zjarri protestuesit për rastin e Mahsa Amin

QIKA 28.10.2022

Policia iraniane raportohet të ketë gjuajtur me armë mbi protestuesit në Saqqez, qytetin e lindjes së Mahsa Amini, e cila vdiq në paraburgim pasi u arrestua për dyshimin se kishte veshur mbulesën e saj “në mënyrë të pahijshme”. Mijëra u mblodhën pranë varrit të Mahsa-s dhe u përleshën me sigurimin, 40 ditë pas vdekjes e saj.

Të mërkurën, forcat e sigurisë u vendosën në Saqqez dhe pjesë të tjera të provincës Kurdistan, në pritje të demonstratave të reja në ditën e 40-të të zisë për Mahsa-n. Një grup i të drejtave të njeriut thanë se oficerët gjuajtën me plumba dhe gaz lotsjellës mbi turmat në qytet.

Agjencia e lajmeve Reuters citoi një dëshmitar okular të paidentifikuar duke thanë se: “Policia qëlloi mbështetësit që u mblodhën tek varrezat… Dhjetëra janë arrestuar.”

“Nuk mund ta imagjinoni sa e vështirë është të dalësh në rrugë duke e ditur se ata janë gati të gjuajnë me armë. Por ne nuk kemi frikë. Nuk ka të bëjë me mua. Ka të bëjë me gjeneratën e ardhshme. Ne duam të kemi një jetë normale”, tha një protestuese për BBC World News.

QIKA

Qendra për Informim, Kritikë dhe Aksion - QIKA është organizatë e themeluar në gusht të vitit 2020, që për qëllim ka mbrojtjen dhe promovimin e të drejtave të barabarta për të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës.