Kryeministrja e Zelandës së Re, Jacinda Ardern tha që të gjitha shkollat do ofrojnë produkte menstruale falas për tri vitet e ardhshme. Kështu, Zelanda e Re i bashkohet përpjekjes globale kundër varfërisë menstruale. Varfëria menstruale nënkupton faktin që vështirësia në qasje të produkteve menstruale mund të ndikoj negativisht në arsimimin, shëndetin apo punësimin e vajzave dhe grave. Kjo nismë, që do filloi në korrik, pritet t`i kushtoj buxhetit të shtetit $17.6 milion.
“Të rinjtë nuk duhet të humbasin mundësinë për arsimim për shkak të diçkaje që është pjesë normale e jetës për gjysmën e popullsisë“ tha Ardern. Edhe pse Zelanda e Re është një nga shtetet më të pasura në botë, një studim i publikuar në 2020 nga fondacioni KidsCan tregon që më shumë se 20.000 nxënëse e kishin gati të pamundur ta përballojnë blerjen e tamponëve apo produkteve tjera menstruale. Mosha mesatare e nxënësve që fillojnë ciklin menstrual për herë të parë është 13, por disa prej tyre edhe më herët, qysh në moshën 8 ose 9 vjeçare.
Në nëntor të vitit të shkuar, Skocia u bë shteti i parë që mori vendimin për produkte menstruale falas. Disa shtete të tjera kanë bërë disa hapa të vegjël në këtë drejtim. Në janar, Britania tha që do ta shfuqizonte taksën në tampon dhe produkte tjera menstruale, e cila klasifikon këto produkte si luksoze e jo esenciale. Ndërsa, Shtëpia e Bardhë shpalli planet për Këshillin për Politika Gjinore pikërisht për t`i adresuar problemet që lidhen me jetën e grave, përfshirë varfërinë menstruale.