Alb Eng
Për QIKA 1≠1
Lajme

Protestohet në Tiranë pas vrasjes së Sabrina Bengaj

QIKA 16.9.2021

Dhjetëra qytetarë u mblodhën dje para Ministrisë së Brendshme në Tiranë për të protestuar pas vrasjes së 23 vjeçares Sabrina Benga nga ish bashkëshorti i saj Elton Metaj në Zhupan të Fierit.

Përmes thirrjeve “Drejtësi për Sabrinën” qytetarët marshuan më pas drejt Ministrisë së Drejtësisë. Njëzëri ato thirrën emrat e grave të vrara duke kërkuar drejtësi dhe përgjegjësi nga institucionet që nuk kanë vepruar për parandalimin e vrasjeve të grave brenda familjeve të tyre.

Të pranishëm në protestë ishin edhe familjarë të Sabrinës, të cilët e konsideruan vrasje nga drejtësia për aq kohë sa liroi nga burgu vrasësin dhe nuk mori dënimin e duhur.

Gjatë vitit 2021 në Shqipëri janë vrarë 16 vajza dhe gra nga partnerët e tyre raporton Citizens Channel.