Alb Eng
Për QIKA 1≠1
Lajme

Pse gratë duhet t’u thonë jo punëve të papaguara në zyrë

QIKA 10.5.2022

Shumë prej nesh kanë një listë të pafund detyrash që kanë të bëjnë me punën, por që nuk janë ekskluzivisht pjesë e punës: shkrimi i procesverbaleve në takime, shërbimi në komitete, përzgjedhja e praktikantëve, organizimi i festave, blerjet e dhuratave etj. Shumë, nëse jo shumica e grave që punojnë e pranojnë atë si pjesë të punës.

Një libër i ri argumenton se “puna jo promovuese”, lloj i punës që është i rëndësishëm për funksionimin e organizatës, por që nuk ka gjasa të shpërblehet apo edhe të njihet, është pengesa e padukshme për barazinë gjinore në vendin e punës. Kjo për shkak të kohës dhe energjisë së grave që shpenzohet në mënyrë disproporcionale

“Nuk është se gratë duan të ndihmojnë grupin gjatë gjithë kohës. Por ato e bëjnë këtë sepse ne po e presim prej tyre”,  thotë Lise Vesterlund, një profesoreshë e ekonomisë në Universitetin e Pitsburgut. Gjatë viteve të hulumtimit, ajo zbuloi se në të gjithë sektorin publik dhe privat, punonjëset gra po mbanin mbi supe barrën e “punëve e papaguara në zyrë” dhe detyrave me vlerë të ulët, duke i bërë ato të humbnin promovimet dhe rritjen e pagave. Analiza e orëve të punonjësve në një firmë të madhe konsulence zbuloi se gruaja mesatare shpenzoi rreth 200 orë më shumë sesa burri mesatar për punë jopromovuese çdo vit.

Vesterlund thotë se zgjidhja është që punëdhënësit dhe punonjësit të reflektojnë se si ndahen detyrat jopromovuese brenda organizatës së tyre, në mënyrë që ndarja të bëhet më e drejtë. Menaxherët mund t’i caktojnë detyrat në mënyrë të rastësishme, me rotacion apo t’i harmonizojnë ato me përgjegjësitë ose aftësitë ekzistuese.