Alb Eng
Për QIKA 1≠1
Lajme

Punëtorëve LGBTQ+ nuk u mjafton flamuri i krenarisë një herë në vit

QIKA 9.2.2024

Krahas trendit që kompanitë e ndryshme të njohin Muajin e Krenarisë, një analizë e fundit dëshmon se punëtorët LGBTQ+ presin më shumë se këtë njohje një herë në vit nga punëdhënësit e tyre.

Ueb-faqja e punës Indeed realizoi një anketë me punëtorët LGBTQ+ që punojnë me orar të plotë në të gjithë ShBA-në dhe rezultatet ofrojnë një pamje të qartë të nevojave të tyre. Sipas anketës, punëtorët janë të shqetësuar nga tre çështje të mëdha: ndikimi i ligjeve të reja anti-LGBTQ+, diskriminimi në vendin e punës dhe pakot e përfitimeve shtesë që nuk plotësojnë nevojat e tyre.

Me një rritje historike të legjislacionit anti-LGBTQ+, viti 2023 rezultoi të ishte një vit sfidues për të drejtat e LGBTQ+, veçanërisht të drejtat transgjinore .

Së bashku me ligjet anti-LGBTQ+, diskriminimi vazhdon të dëmtojë punëtorët LGBTQ+. Rreth 60% e të anketuarve raportuan se nuk u promovuan për shkak të paragjykimeve, dhe më shumë se gjysma thanë se paguhen më pak se kolegët e tyre cisgjinorë dhe heteroseksualë.

Ekspertët nuk u befasuan nga gjetjet e Indeed, megjithatë rekomanduan se punëtorët jo-LGBTQ+, veçanërisht menaxherët, duhet të marrin parasysh këto të gjetura dhe të përmirësojnë ambientin e punës, raporton The Conversation.