Alb Eng
Për QIKA 1≠1
Lajme

Qeveria e re suedeze heq dorë nga politika e jashtme feministe

QIKA 27.10.2022

Ministri i ri i Jashtëm i Suedisë ka hequr dorë nga “politika e jashtme feministe”, duke thënë se etiketa është bërë më e rëndësishme se përmbajtja e saj. Por Tobias Billstrom tha se “ne gjithmonë do të qëndrojmë për barazinë gjinore”.

Qeveria e mëparshme e majtë e nisi politikën në vitin 2014, duke u bërë e para në botë që vendosi barazinë gjinore në qendër të marrëdhënieve të saj me kombet e tjera.

Z. Billstrom njoftoi ndryshimin radikal të politikës pak çaste pasi kryeministri suedez, Ulf Kristerrson, prezantoi emërimet e tij të reja në qeveri të martën. “Barazia gjinore është një vlerë thelbësore për Suedinë dhe këtë qeveri, por ne nuk do të bëjmë një politikë të jashtme feministe”, tha ai.

Por ministrja suedeze e barazisë gjinore Paulina Brandberg, nga partia liberale e cila më parë ka mbështetur një politikë të tillë, tha se “për sa kohë që ajo të mbetet në post, ajo do të sigurohet që politikat e qeverisë të jenë feministe”.