Alb Eng
Për QIKA 1≠1
Lajme

Raporti i ri i UNFPA-së zbulon se të drejtat e shëndetit riprodhues po shkelen dukshëm tek gratë e margjinalizuara

QIKA 7.5.2024

Sipas UNFPA, gratë afrikane kanë 130 herë më shumë gjasa të vdesin për shkak të komplikimeve të shtatzënisë apo lindjes sesa gratë në Evropë dhe Amerikën e Veriut.

Raporti “Interwoven Lives, Threads of Hope: Ending inequalities in sexual and reproductive health and rights”, zbulon se më shumë se gjysma e të gjitha vdekjeve të parandalueshme të grave ndodhin në vende që janë në gjendje krize ose lufte.

Në një botë ku 1/4 e grave nuk mund t’i thonë jo marrëdhënieve seksuale me partnerin e tyre dhe pothuajse 1 në 10 gra nuk kanë njohuri për kontracepsionin, 800 gra vdesin çdo ditë gjatë lindjes, dhe rreth 500 prej këtyre vdekjeve të parandalueshme ndodhin në vendet që jetojnë nëpër kriza humanitare dhe konflikte, raporton UN News.

Raporti poashtu përmend rolin që luajnë racizmi, seksizmi dhe format e tjera të diskriminimit në bllokimin e përparimit në çështjet e shëndetit seksual dhe riprodhues, si dhe dëshmon se ekziston pabarazi e theksuar midis Veriut dhe Jugut global, Perëndimit dhe Lindjes, kur bëhet fjalë për kontraceptivët, shërbimet e sigurta të lindjes, kujdesin adekuat të maternitetit dhe shërbimet e tjera.

Drejtorja Ekzekutive e UNFPA Natalia Kanem tha se “Bota bëri zero progres në shpëtimin e grave nga vdekjet e parandalueshme gjatë shtatzënisë dhe lindjes ,” teksa tregoi se për herë të parë u mblodhën të dhëna lidhur me autonominë trupore të grave. “Në 40% të vendeve ku informacioni është i disponueshëm, autonomia trupore e grave po dobësohet çdo ditë e më shumë”, shtoi ajo.

Raportin e plotë e gjeni në: https://www.unfpa.org/swp2024