Alb Eng
Për QIKA 1≠1
Lajme

Regjistrohet martesa e parë mes seksit të njëjtë në Mal të Zi

QIKA 27.7.2021

Këtë të diele u realizua martesa e parë mes seksit të njëjtë në Malin e Zi, një vit pas miratimit të legjislacionit.

Në korrik të vitit 2020, parlamenti në Malin e Zi votoi për legalizimin e martesave të të njëjtit seks, me ç’rast ky ndryshim në ligj u mbështet nga 42 deputetë prej 81 të pranishëm. Ndër të tjera, ky ligj rregullon mbështetjen e ndërsjellë financiare dhe ndarjen e pasurisë së përbashkët në rast divorci.

Tamara Srzentic, ministre e Administratës Publike, Shoqërisë Dixhitale dhe Medias përshëndeti këtë ngjarje, duke pohuar se është hap historik për shoqërinë malazeze. Sipas saj edhe pse ligji është miratuar një vit më herët ka ende punë për të përmbushur parakushtet për zbatimin e tij të plotë, raporton BalkanInsight.

Megjithatë, sondazhet e mëhershme tregojnë se 71% e qytetarëve në Malin e Zi e konsiderojnë homoseksualitetin si sëmundje dhe duan që shteti të mohojë të drejtate tyre. Kjo është tregues se ka ende hapa që duhet bërë rreth përmirësimit të gjendjes së këtij komuniteti.