Alb Eng
Për QIKA 1≠1
Lajme

Rritet raportimi i dhunës në familje ndër vite

QIKA 29.8.2022

Dhuna në familje, e quajtur gjithashtu “abuzimi në familje”, mund të përkufizohet si një model sjelljeje në çdo marrëdhënie që përdoret për të fituar ose mbajtur pushtetin dhe kontrollin mbi një familjar. Abuzimi mund të jetë i formave fizike, seksuale, emocionale, ekonomike, psikologjike. Kjo përfshin çdo sjellje që frikëson, terrorizon, manipulon, lëndon, poshtëron, fajëson, ose lëndon dikë.

Dhuna në familje më së shpeshti mendohet se ndodh midis partnerëve intimë. Por dhuna në familje mund të ndodhë edhe në raportet e tjera familjare.

Sipas një studimi në The Lancet, vlerësohet se globalisht, 27% e grave të moshës 15-49 vjeç kanë përjetuar dhunë në familje, qoftë ajo fizike ose seksuale. Megjithatë, këto shifra ndryshojnë në baza rajonale, ku vendet me të ardhura të ulëta raportojnë shifra akoma më të theksuara në krahasim me vendet me të ardhura të larta. Kjo reflekton edhe në kontekstin kosovar, ku sipas të dhënave që ka mbledhur dhe përpunuar QIKA përmes projektit 1 ≠ 1, prej vitit 2015 deri në vitin 2021, në Kosovë janë raportuar gjithsej 11,708 raste të dhunës në familje. Prej këtyre, 81.49%, pra 9,451 raste, kanë pasur gratë si viktima. Në analizën e këtyre të dhënave vërehet se nga viti në vit është rritur numri i rasteve të dhunës të raportuara në Policinë e Kosovës. Përderisa në vitin 2015 ishin raportuar 1,064 raste të dhunës në familje, në vitin 2021 janë raportuar 2,486 raste.

Sipas statistikave të Kombeve të Bashkuara, në shumicën e vendeve, më pak se 40% e grave që përjetojnë dhunë në familje kërkojnë ndihmë. Kjo fatkeqësisht reflekton edhe në shoqërinë kosovare, sidomos duke marrë parasysh mosraportimin që vie si pasojë e strukturave dhe vlerave konservatore që shpesh krijojnë pranueshmëri dhe justifikim të dhunës.

Dhuna në familje shkakton pasoja në shumë rrafshe, duke shkaktuar kështu depresion, lëndime dhe sëmundje. Për më tepër, dhuna në familje rezulton në kosto më të gjera sociale dhe ekonomike, duke përfshirë ato të shërbimeve për trajtimin dhe mbështetjen e grave të dhunuara, punësimit dhe produktivitetit të humbur, minimizimit të aftësive të grave dhe madje ngadalësimit të pavarësimit ekonomik.

1 ≠ 1 është pjesë e Judicial Dig Data Challenge mbështetur nga Millennium Foundation Kosovo (MFK) dhe Millennium Challenge Corporation (MCC).

_____________________

Reporting of domestic abuse rising over time

Domestic violence also referred to as “domestic abuse,” can be defined as a set of behaviors within any relationship intended to obtain or maintain power and control over a family member. The abuse can be physical, sexual, emotional, economic, and psychological. This includes any type of behavior that frightens, terrorizes, manipulates, humiliates, blames, or harms the other person.

Domestic violence most commonly takes place between intimate partners. However, domestic abuse can also take place in other family relations.

According to a study in The Lancet, it is estimated that globally, 27% of 15-49-year-old women experience domestic violence, whether physical or sexual. Nonetheless, these estimates vary depending on the economic context of a region, with low-income countries reporting domestic violence at a higher rate, compared to well-off countries. This phenomenon is also reflected in the Kosovar context. According to the data collected and processed by QIKA, as a part of the 1 ≠ 1 project, from 2015 to 2021, in Kosovo 11,708 cases of domestic violence have been reported. From these figures, 81.49%, thus 9,451 of the cases, are women. By analyzing this data, it is evident that domestic violence has been on the rise throughout the years. While in 2015, 1,064 cases of domestic violence were reported, 2,486 cases were reported in 2021.

According to statistics reported by the United Nations, in most countries, less than 40% of women who experience domestic violence ask for help. This is unfortunately also reflected in the Kosovar context, especially when we factor in unreported cases that are a consequence of conservative values and structures that normalize and justify violence.

The consequences of domestic violence are abundant, leading to depression, harm, and other illnesses. In addition, domestic abuse has paramount costs that spill over entire social and economic systems, including service costs for the support and rehabilitation of victims, hiring costs, productivity losses, women’s compromised marketable skills, and thus, belated financial independence.

1 ≠ 1 is part of Judicial Dig Data Challenge powered by Millennium Foundation Kosovo (MFK) and Millennium Challenge Corporation (MCC).