Alb Eng
Për QIKA 1≠1
Lajme

Rritet trajtimi i menopauzës me zëvendësim hormonal pas fushatës së ndërgjegjësimit

QIKA 14.11.2023

Numri i pacienteve që u është përshkruar terapia e zëvendësimit të hormoneve (HRT) në Angli është rritur nga 1.8 milionë në 2.3 milionë për një vit, tregojnë shifrat zyrtare.

Rritja e përshkrimit të kësaj forme të terapisë vie pas fushatës së ndërgjegjësimit për menopauzën nga persona të famshëm si Davina McCall dhe veprimeve të ndërmarra nga qeveria lidhur me mungesën e barnave të caktuara të terapisë HRT, raporton BBC News.

Gjatë menopauzës gratë kanë rënie të nivelit të hormoneve natyrale dhe kjo mund të shkaktoj simptoma si luhatje humori, pagjumësi, djersitje gjatë natës, ankth dhe dhimbje kyçesh. Këto simptoma mund të jenë shqetësuese për disa gra dhe të ndikojnë në përditshmërinë e tyre.

Terapia e zëvendësimit të hormoneve (HRT) është një trajtim që përdoret për të lehtësuar simptomat e menopauzës. Ajo zëvendëson hormonet që janë në nivel më të ulët, si estrogjeni.