Alb Eng
Për QIKA 1≠1
Lajme

Samsung kërkon falje për reklamën që shfaqi një grua duke vrapuar vetëm

QIKA 6.5.2022

Kompania Samsung ka kërkuar falje për reklamën e fundit e cila shfaqte një grua që vraponte e vetme në orën 02:00 të natës nëpër rrugët e një qyteti. Reklama është kritikuar nga disa grupe të vrapimit të grave dhe nga aktivistet të cilat kanë duke pohuar se në realitet një gjë e tillë nuk ekziston.

Samsung ka thënë për Radio 1 Newsbeat se qëllimi i reklamës nuk ishte me qëllime të këqija dhe as të shfaqte pandjeshmëri rreth sigurisë së grave. Kështu, kompania ka kërkuar falje për mënyrën se si është kuptuar dhe pranuar kjo reklamë.

Sipas shifrave të fundit nga Zyra për Statistikat Kombëtare, gjysma e të gjitha grave në një moment të caktuar janë ndjerë të pasigurta kur kanë ecur vetëm në errësirë. Të njëjtën gjë e kanë ndjerë edhe kur kanë vrapuar, sipas pikëpamjeve të ndara në internet si kundërpërgjigje ndaj reklamës së Samsung, raporton BBC.

Grupi i sigurisë së grave Reclaim These Streets ka pohuar se vrasjet e grave përgjatë vrapimit janë anashkaluar. Këtu kujtojmë vrasjen e Ashling Murphy, e cila u vra në janar derisa ishte duke vrapuar, pastaj vrasja e 23 vjeçare nga Irlanda hapi diskutimin se sa të pasigurta ndihen gratë duke vrapuar vetëm gjatë natës.

Me hashtagun #shewasonarun u shpërndanë disa postime që tregonin historinë e grave që ngacmoheshin gjatë vrapimit.