Alb Eng
Për QIKA 1≠1
Lajme

Shoqëria nigeriane fajëson viktimat e ngacmimeve seksuale

QIKA 14.11.2023

Ngacmimi seksual përfshin një gamë të gjerë sjelljesh të papërshtatshme, nga vështrimi, komentimi i pjesëve të trupit, prekja, propozimet seksuale, detyrimi, sulmi dhe përdhunimi, pra çdo formë të vëmendjes seksuale të padëshiruar.

Brenda mjedisit akademik ka edhe një dimension tjetër, sidomos kur përparimi akademik kushtëzohet me favore seksuale. Sipas raportit të Bankës Botërore të vitit 2018, 70% e grave të diplomuara nga institucionet universitare në Nigeri ishin ngacmuar seksualisht nga kolegët ose profesorët.

Helen Ugah, studiuese e gjinisë, seksualitetit dhe komunikimit, së fundmi ka realizuar një studim lidhur me perceptimet dhe qëndrimet e nigerianëve në internet lidhur me viktimat e ngacmimit seksual. Ajo ka analizuar rreth 500 komente të pesë publikimeve të përvojave personale të ngacmimeve seksuale në institucionet e arsimit të lartë në Nigeri, që kishin gjeneruar më së shumti komente në Nairaland.com (forum interneti nigerian në gjuhën angleze me mbi 3 milionë përdorues).

Hulumtimi zbuloi se komentet përmbanin paragjykime, stereotipe dhe qëndrime negative ndaj viktimave. Në komente, viktimat gra të ngacmimeve seksuale u paraqitën si gënjeshtare që morën pjesë me dëshirë në atë që kishte ndodhur. Komentet sugjeronin se sjelljet e grave dhe ajo që kishin veshur kishte provokuar ngacmimin, dhe disa deklarata nënkuptuan se gratë pretendojnë se janë ngacmuar vetëm kur duan vëmendje nga burrat.

Hulumtimi shpërfaq gjithashtu se si shoqëria nigeriane i portretizon gratë duke pasqyruar strukturën patriarkale të shoqërisë, e cila i konsideron gratë të pabarabarta me burrat, dhe platformat virtuale si riprodhuese e mirëmbajtëse të këtyre normave gjinore, raporton The Conversation.