Alb Eng
Për QIKA 1≠1
Lajme

Shtatzënia e detyruar e grave mund të trajtohet si përdhunim martesor në Indi

QIKA 29.9.2022

Gjykata Supreme e Indisë ka dhënë një vendim historik sa i përket të drejtave riprodhuese të grave dhe autonomisë trupore. Gjykata vendosi që shtatzënia e pa dëshiruara e grave të martuara të konsiderohet si përdhunim martesor. “Çdo shtatzëni që supozohet se është shkaktuar me forcë, është përdhunim,” tha trupi gjykues. Gjithashtu, gjykata vendosi që edhe gratë e pamartuara të cilat mbesin shtatzënë te kenë të drejtë aborti deri në 24 javë, njësoj si ato të martuara.

Gratë e martuara mund të jenë gjithashtu pjesë e grupit së të mbijetuarve të përdhunimit. Përdhunimi nënkupton marrëdhënie seksuale pa pëlqim dhe dhuna që ndodhë nga partneri intim është e vërtetë. Kësisoj, edhe gratë e martuara mund të mbesin shtatzënë me forcë, meqenëse termi “përdhunim” sipas Ligjit për Ndërprerjen Mjekësore të Shtatzënësisë (MTP) do të përfshijë shtatzëninë për shkak të seksit të detyruar nga burrat.

Dispozitat ekzistuese legjislative nuk lejojnë që një grua të abortoj pas 20 javësh, ndërsa të divorcuarve, të vejave dhe disa kategorive të tjera të grave u lejohet ndërprerja e shtatzënisë deri në 24 javë për shkak të ankthit dhe disa vështirësive të tjera.

“Ligji nuk mund të krijojë një klasifikim të tillë artificial pa bazë ligjore. Vendimi për të çuar një shtatzëni deri në fund ose për ta ndërprerë atë qëndron në autonominë riprodhuese të një gruaje, e cila i ka rrënjët në autonominë trupore. Heqja e kësaj të drejte, fyen rëndë të drejtën e grave për dinjitet,” shtoi trupi gjykues.

Gjykata ishte në dëgjim të kërkesës së një gruaje beqare 25-vjeçare, lutja e së cilës ishte për ndërprerjen e shtatzënisë 24-javore e që u refuzua nga gjykata e lartë e Delhi-t, më pas ajo sugjeroi që të jepte më mirë fëmijën për birësim.

“Nuk ka asnjë bazë për t’iu mohuar grave të pamartuara të drejtën për të ndërprerë në mënyrë mjekësore shtatzëninë, kur e njëjta zgjedhje është në dispozicion për kategoritë e tjera të grave. E drejta e gruas për zgjedhje riprodhuese është pjesë e pandashme e lirisë së saj personale sipas nenit 21 të Kushtetutës”, tha trupi gjykues.