Alb Eng
Për QIKA 1≠1
Lajme

Shumica e qytetarëve të Kosovës mbështesin idenë që baballarët të kenë rol më aktiv në përkujdesjen ndaj fëmijëve

QIKA 13.11.2023

Sipas një raporti të publikuar nga Instituti Musine Kokalari, 72% e qytetarëve të Kosovës besojnë se baballarët duhet të marrin 4 deri 6 muaj pushim prindëror dhe të qëndrojnë në shtëpi në vitin e parë të jetës së foshnjës së tyre, nëse nuk do të kishin pasoja në vendin e punës (shkëputje e kontratës ose largim nga puna) dhe nëse qeveria do ta përkrahte financiarisht pushimin prindëror.

Kjo anketë u dizajnua nga Instituti Musine Kokalari, ndërsa pyetja rreth qëndrimeve të qytetarëve mbi pushimin prindëror u shpërnda si pjesë e anketës omnibus të kryer nga UBO Consulting në muajin qershor 2023. Mostra është reprezentative me 1065 respondentë.

Instituti thonë se ky rezultat thekson qartë pranimin e gjerë të baballarëve që marrin një rol më aktiv kujdestar gjatë vitit të parë të fëmijës në Kosovë si dhe qëndron si një tregues i rëndësishëm për hartimin e politikave sociale që ndërlidhen me pushimin e lehonisë, pushimin prindëror, politikat e punësimit dhe mbrojtjes sociale, shëndetësore dhe të pensionimit.

Rezultatet e plota të anketës i gjeni në: https://musineinstitute.org/wp-content/uploads/2023/11/13-Pushimin-Prinderor-ALB02.pdf