Alb Eng
Për QIKA 1≠1
Lajme

Sierra Leone miraton ligjin historik për të drejtat e grave

QIKA 23.1.2023

Shteti afrikan, Sierra Leone, ka miratuar atë që është përshkruar si një ligj tejet përparues në përmirësimin e të drejtave të grave. Ligji i ri thotë se 30% e pozitave në institucionet publike dhe private duhet të rezervohen për gratë.

Presidenti Julius Maada Bio u kërkoi falje grave për keqtrajtimin e tyre në të kaluarën: “Për kaq shumë kohë ne nuk kemi qenë të drejtë me gratë”, deklaroi  ai.

Ministrja e Çështjeve Gjinore dhe Fëmijëve, Manty Tarawalli thotë se gratë kanë vite që kërkojnë këtë ndryshim. “Ky ndryshim do të thotë shumë për gratë në Sierra Leone. Asnjë vend tjetër afrikan sub-Saharian nuk ka miratuar një ligj të tillë, i cili u bënë me dije vajzave që janë ende në shkollë se kanë mundësi për punësim e biznes”, shtoi ajo për BBC Newsroom.

Sipas Aktit të ri të Barazisë Gjinore dhe Fuqizimit të Grave (GEWE), gratë përfitojnë gjithashtu të paktën 14 javë pushim të lehonisë, qasje të barabartë në kredi bankare e mundësi trajnimi.

Poashtu do ketë pasoja të ashpra për punëdhënësit që nuk i përmbahen ligjit të ri, duke përfshirë gjoba të rënda prej 2,500 dollarëve, madje edhe burgim të mundshëm për institucione si bankat që nuk u japin grave qasje të drejtë në mbështetje financiare. Mendohet se kjo do ta bëjë më të lehtë për gratë të fillojnë bizneset e tyre.

Qeveria thotë se ligji i punësimit do të zbatohet për çdo biznes me më shumë se 25 punonjës, por ende nuk është marrë një vendim përfundimtar.