Alb Eng
Për QIKA 1≠1
Lajme

Simone Biles: Unë fajësoj sistemin që mundësoi abuzimet seksuale nga Larry Nassar

QIKA 20.9.2021

Simone Biles, gjimnastja e njohur amerikane ka deklaruar para Senatit për abuzimin që përjetoi ajo nga ish-mjeku i skuadrës, Larry Nassar.

“Unë fajësoj Larry Nasser dhe gjithashtu fajësoj një sistem të tërë që mundësoi dhe shkaktoi abuzimin”, tha Biles, gjimnastja olimpike më e dekoruar e të gjitha kohërave, raporton BBC.

Ajo kritikoi hetimin e FBI -së “si hamendje”, duke paralajmëruar se mos adresimi i problemeve serioze do të rezultonte në një “makth” të përsëritur për shumë gra të tjera. Ndërsa komiteti është duke shqyrtuar të metat e hetimit të FBI -së ndaj Nassar.

Katër atletet ishin në mesin e më shumë se 200 grave që dhanë deklarata të fuqishme në gjykatë në vitin 2018, duke detajuar abuzimin nga Larry Nassar si mjek sportiv i ekipit kombëtar të gjimnastikës së grave në Shtetet e Bashkuara.

Në total, Nassar u akuzua për abuzim seksual nga më shumë se 330 gra dhe vajza në USA Gymnastics dhe University State Michigan.

Larry Nasser,  është dënuar me burgim të përjetshëm për të gjitha veprat e tij.