Alb Eng
Për QIKA 1≠1
Lajme

Somalia do të nisë emisionin e parë televiziv që drejtohet nga gratë

QIKA 8.2.2024

Ekipi mediatik Bilan në Somali, i vetmi që përbëhet nga gratë, do të lançoj emisionin e parë televiziv që drejtohet nga një grua dhe do të ketë një panel me të paktën 50% gra.

Emisioni i cili do të filloj në Ditën Ndërkombëtare të Gruas, 8 Mars, do të ndjekë formatin ‘Question Time’ duke iu përgjigjur pyetjeve të audiencës mbi temat tabu, duke filluar nga menstruacionet deri tek pjesëmarrja e grave në politikë dhe tema të tjera të ngjashme.

Në dhjetor paneli realizoi një provë të suksesshme në një diskutim mbi informacionet lidhur me menstruacionet në shkolla. Reagimi ndaj kësaj prove ishte shumë pozitiv dhe ekspozoi mungesën e madhe të informacionit tek vajzat, tha prezantuesja Naima Said Salah.

Bilan u krijua në vitin 2022 me mbështetjen e Programit të Kombeve të Bashkuara për Zhvillim, me gjashtë gazetare të udhëhequra nga Nasrin Mohamed Ibrahim, një nga të paktat gra që i kanë kontribuar prodhimit mediatik në vend. Sektori somalez i medias mbetet i dominuar nga burrat, sidomos në politikë. Të gjashtë anëtaret themeluese të Bilan-it janë përballur me diskriminim me bazë gjinore dhe ngacmim përgjatë karrierës së tyre.