Alb Eng
Për QIKA 1≠1
Lajme

Space SyntaKs publikon raportin mbi matjen e sigurisë në hapësirën publike

QIKA 9.12.2022

Space SyntaKs ka publikuar raportin “Matja e Sigurisë në Hapësira Publike – Platforma #SAFOMETER: Zona Urbane e Prishtinës”. Raporti përfshin punën e bërë deri më tani në kuadër të iniciativës #SafoMeter që përfshinë kornizën metodologjike dhe teorike të #SafoMeter, zhvillimin e platformës digjitale, procesin e mbledhjes së të dhënave për Komunën e Prishtinës dhe rezultatet e shprehura përmes indeksit të sigurisë për hapësirat publike të zonës urbane të Prishtinës.

Raporti ndër të tjera thekson faktin se gratë si grup demografik ndihen më të rrezikuara dhe se perceptimi i tyre për sigurinë vetanake është shumë më i ulët se i burrave, në veçanti natën kur ato e kanë shumë të vështirësuar qarkullimin në hapësira publike.

Raportin e gjeni në linkun: shorturl.at/crGS9