Alb Eng
Për QIKA 1≠1
Lajme

Studimet mbi autizmin priren të përjashtojnë gratë

QIKA 9.9.2022

Viteve të fundit, studiuesit e autizmit janë përpjekur që të përfshijnë më shumë gra dhe vajza në hulumtimet e tyre. Megjithatë, sipas një studimi të bërë nga MIT, pavarësisht përpjekjeve, shumica e studimeve të autizmit regjistrojnë vazhdimisht një numër të vogël subjektesh gra ose i përjashtojnë ato krejtësisht.

“Unë mendoj se gjetjet favorizojnë një qasje më gjithëpërfshirëse dhe zgjerimin e thjerrëzave për të mos qenë të anshëm për sa i përket asaj se kush merr pjesë në hulumtime” thotë John Gabrieli, profesor i Shkencave dhe Teknologjisë Shëndetësore. “Sa më shumë ta kuptojmë autizmin tek burrat dhe gratë dhe individët jobinarë, aq më të mira mund t’i ofrojmë shërbimet”, shton ai.

Kjo mungesë përfaqësimi e bën më të vështirë zhvillimin e ndërhyrjeve të dobishme ose dhënien e diagnozave të sakta për vajzat dhe gratë, thonë studiuesit. Përjashtimi i vajzave dhe grave nga ky lloj studimi kërkimor mund të çojë në trajtime që nuk funksionojnë aq mirë për to.

Studiuesit tani planifikojnë të eksplorojnë më tej disa nga dallimet e bazuara në gjini dhe seks që shfaqen në autizëm dhe se si lindin ato. Ata gjithashtu planifikojnë të zgjerojnë kategoritë gjinore. Në studimin aktual, anketat që secili pjesëmarrës plotësoi u kërkuan atyre të zgjidhnin opsionet burrë, grua, jobinarë dhe transgjinor.