Alb Eng
Për QIKA 1≠1
Lajme

Studimi nga UNDP tregon mbi pabarazitë gjinore tek të rinjtë

QIKA 17.1.2023

Studimi i vitit 2022 mbi rininë zbulon se ka dallime gjinore në Kosovë kur bëhet fjalë për pikëpamjet e të rinjve mbi mundësitë e barabarta të grave/vajzave dhe burrave/djemve, për vendimmarrjen dhe ndërveprimet sociale.

Për shembull, ideja që burrat duhet të kenë fjalën e fundit në vendimmarrjen familjare tregoi mbështetje shumë më të fortë nga djemtë pjesëmarrës në studim. Ngjashëm, djemtë priren të pajtohen më shumë se sa vajzat se është e gabuar që vajzat/gratë të kenë miq të gjinisë së kundërt.

“Megjithatë, studimi nxori në pah disa gjetje pozitive si p.sh. pajtimi mes të anketuarve që burrat dhe gratë duhet të kenë mundësi të barabarta në të gjitha sferat e jetës. Dallimi bëhet i qartë në qëndrimet e të rinjve ndaj idesë se burrat duhet të kenë fjalën e fundit në vendimmarrjen e familjes”, shkruhet në njoftimin e UNDP-së.

Studimin e plotë mund ta gjeni në: https://www.undp.org/kosovo/publications/youth-attitudes-towards-gender-and-social-norms-development-and-human-security-kosovo?fbclid=IwAR0Wa7i8WfkYZInzHiuVaYH5VW7brIOo_JwIaWlVy6LDqHFPuN_f93mBIbI