Alb Eng
Për QIKA 1≠1
Lajme

Themelohet Lëvizja Feministe Studentore

QIKA 19.1.2023

Viti 2023 nisë me themelimin e Lëvizjes Feministe Studentore. Kjo lëvizje përbehet nga një grup i studentëve dhe aktivistëve feministë që për qëllim ka mobilizimin feminist brenda universitetit.

Më poshtë mund të lexoni deklarimin e plotë të LFS:

“Lëvizja Feministe Studentore është një grup i përbërë nga studente/ë aktiviste/ë feministe/ë që ka për qëllim krijimin e një platforme e cila angazhohet në mobilizimin e kritikës studentore nga prizmi feminist. E krijuar mbi parimet e barazisë gjinore dhe drejtësisë shoqërore, LFS do ta qendërzojë kritikën feministe, si alternativa më shpresëdhënëse për ta problematizuar gjendjen studentore dhe të Universitetit si çështje politike në kompleksitetin e vet. Duke e parë gjendjen studentore të pashkëputur nga çështjet e barazisë gjinore, çlirimit queer dhe klasor, LFS nëpërmjet organizimeve të saj synon të krijojë një hapësirë gjithëpërfshirëse e cila do t’i artikulojë çështjet që na shqetësojnë si studente/ë.

Ne besojmë se Universiteti duhet të jetë i qasshëm për të gjitha/ë dhe në shërbim të së mirës publike. Andaj, bashkarisht ne do t’i shtyejmë drejt publikes mirëqenien e studenteve/ëve, organizimin aktual të akademisë, kushtet infrastrukturore në universitete dhe rolin e studenteve/ëve në shoqëri përmes kritikës feministe.

Lëvizja Feministe Studentore është një grup i studenteve/ëve për studentet/ët,” – shkruan Lëvizja Feministe Studentore.