Alb Eng
Për QIKA
Lajme

Trajtimi i simptomave vagjinale me laser për gratë në menopauzë mund të jetë placebo

QIKA 14.10.2021

Një trajtim i shtrenjtë me laser që supozohet të ndihmojë gratë me simptoma vagjinale pas menopauzës të tilla si thatësia, kruajtja dhe dhimbja gjatë seksit mund të jetë placebo.

Sipas Institutit Kombëtar të Mbretërisë së Bashkuar për Përsosmëri të Shëndetit dhe Kujdesit (Nice), terapia vagjinale me laser përfshin futjen e një pajisje laser në vagjinë për të ngrohur murin vaginal, pasi që pretendohet se stimulon prodhimin e kolagjenit, duke ndihmuar kështu në zbutjen e simptomave vagjinale të post menopauzës.

Të dhënat e studimit tregojnë se nga 38 pjesëmarrës në trajtimin me laser dhe 40 të tjerë në grupin e trajtimit të rrejshëm, të dyja grupet raportuan për përmirësimin e simptomave, raporton The Guardian.

Ky trajtim në disa klinika të Mbretërisë së Bashkuar ofrohet përmes tri seancave me një kosto prej £1,775. Disa studime kanë sugjeruar se kjo teknikë e përdorur mund të sjellë përfitime në trajtimin e simptomave vagjinale, por se trajtimi me laser me dioksid karboni mund te jetë placebo.

Megjithatë, ekspertët sugjerojnë se këto trajtime laserike duhet të përdoren me kujdes si dhe të merret parasysh shkalla e sigurisë dhe efikasitetit të tyre.

QIKA

Qendra për Informim, Kritikë dhe Aksion - QIKA është organizatë e themeluar në gusht të vitit 2020, që për qëllim ka mbrojtjen dhe promovimin e të drejtave të barabarta për të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës.