Alb Eng
Për QIKA 1≠1
Lajme

Vetëm 2% e rrugëve në Prishtinë mbajnë emra të grave

QIKA 28.3.2024

Sipas platformës Mapping Diversity që krahason numrin e rrugëve të emërtuara sipas grave dhe burrave nëpër kryeqytetet evropiane, vetëm 2% e rrugëve në Prishtinë mbajnë emra të grave.

Tabela e publikuar nga Endrit Pllashniku në rrjetin social LinkedIn, sipas të dhënave nga Komuna e Prishtinës dëshmon se 87% e rrugëve në Prishtinë mbajnë emra të përveçëm të individëve, kurse 13% mbajnë emra të përgjithshëm (jo individë). Në krahasim gjinor, prej tyre vetëm 2% janë rrugë me emërtime të grave, ndërsa 98% rrugë tjera mbajnë emra të burrave.

Mapping Diversity ka analizuar emrat e 155,468 rrugëve në 32 qytete të mëdha evropiane, mbi 90% e rrugëve të emërtuara sipas individëve janë me emra burrash.

“Ata zakonisht nderojnë të njëjtin lloj njerëzish: burra të bardhë që ishin ose të pasur, ose me ndikim, ose të dyja”, tha Mapping Diversity.